Franca kërkon kthimin e qytetarëve të ndaluar në anijen “Madleen” sa më shpejt të jetë e mundur

Franca kërkon kthimin e qytetarëve të ndaluar në anijen “Madleen” sa më shpejt të jetë e mundur

Franca ka kërkuar “sa më shpejt të jetë e mundur” kthimin e qytetarëve të saj që u ndaluan pasi Izraeli bllokoi Flotiljen e Lirisë që mbante ndihma humanitare për Gazën dhe që mban 12 aktivistë, përfshirë 6 francezë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Jashtme franceze tha se është “në kontakt me autoritetet izraelite për të parandaluar çdo incident” lidhur me aktivistët e ndaluar dhe kërkoi “mbrojtje konsullore” për qytetarët francezë.

Në një deklaratë nga Pallati Elysee thuhet se presidenti Emmanuel Macron kërkoi që “Izraeli të lejojë sa më shpejt të jetë e mundur” kthimin në Francë të gjashtë qytetarëve francezë në anijen me vela “Madleen”, të cilën e ndaloi në brigjet e Rripit të Gazës.

Qytetarët francezë ishin paralajmëruar që të përmbaheshin nga pjesëmarrja në këtë mision, thuhet më tej.

MARKETING