Franca e Britania, trupa në Ukrainë/ Asnjë reagim për Groenlandën

Franca e Britania, trupa në Ukrainë/ Asnjë reagim për Groenlandën

Britania dhe Franca do të dërgojne trupa në terren në Ukrainë, si pjesë e një marrëveshjeje të propozuar për armëpushim, e cila mbështetet për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara.
Keir Starmer nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Francën dhe Ukrainën të martën për të konfirmuar detajet e të ashtuquajturës “Forcë Shumëkombëshe” e vendosur për të ndihmuar në mbështetjen e çdo marrëveshjeje paqeje.

Deklarata hap një rrugë ligjore për forcat britanike dhe franceze që të operojnë në tokën ukrainase për të ndihmuar në rindërtimin e forcave të armatosura të vendit të shkatërruar nga lufta dhe për të ruajtur qiejt dhe detet e tij.

Në një takim të Koalicionit të Vullnetit në Paris, SHBA-të ranë dakord për herë të parë “të mbështesin forcën në rast sulmi”, sipas një deklarate të miratuar nga rreth 40 udhëheqës të qeverive evropiane dhe Kanadasë.
Sir Keir Starmer ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të krijojnë qendra ushtarake në të gjithë Ukrainën, sapo të arrihet një armëpushim.

MARKETING