Franca dhe Spanja kundër pezullimit të ndihmës së BE-së për Palestinën

Franca dhe Spanja kundër pezullimit të ndihmës së BE-së për Palestinën

Ministrat e Jashtëm të Spanjës dhe Francës kanë thënë se kundërshtojnë ndalimin e fondeve jetike të Bashkimit Evropian për Palestinën.
“Bashkëpunimi duhet të vazhdojë, ne nuk mund ta ngatërrojmë Hamasin, i cili është në listën e grupeve terroriste të BE-së, me popullsinë palestineze, apo Autoritetin Palestinez apo organizatat e OKB-së në terren”, tha të martën ministri i Jashtëm spanjoll në detyrë, José Manuel Albares.

“Palestinezët ndoshta do të kenë nevojë për më shumë ndihmë në të ardhmen”, shtoi ai.
Ndërsa në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes, ministria e jashtme e Francës tha se “nuk ishte në favor të pezullimit të ndihmës nga e cila përfiton drejtpërdrejt populli palestinez”.

“Ne ia bëmë këtë të qartë Komisionit Evropian dje”, vazhdoi ai.
“BE nuk financon Hamasin apo aktivitetet e ndonjë organizate terroriste, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi. BE ka rregulla shumë të rrepta për të kontrolluar dhe verifikuar përfituesit e fondeve të BE”, ka thënë Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë.
BE-ja është donatori më i madh i ndihmës për palestinezët që banojnë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi dhe Bregun Perëndimor, të qeverisur nga Autoriteti Palestinez i presidentit Mahmoud Abbas.

Mbështetja financiare përdoret për të paguar pagat dhe pensionet, për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe qasjen në ujë, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare në kohë konflikti.

MARKETING