(FOTOLAJM) Ambasadorja e Ukrainës vë duart në kokë pasi mëson se çfarë ndodhi mes Zelenskyt dhe Trump

Momenti kur ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, mori vesh se çfarë ndodhi mes Zelenskyt dhe Trump, po bën xhiron e rrjetit.
Markarova shihet duke vënë dorën në kokë, teksa mëson se është anulluar konferenca e përbashkët mes dy presidentëve, pas bisedës së tensionuar që Donald Trump dhe Volodymir Zelensky patën brenda Zyrës Ovale.
Të dy udhëheqësit, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance, u angazhuan në një përplasje të tensionuar në Zyrën Ovale mbi natyrën e mbështetjes së SHBA për luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
Pas takimit, i cili përfundoi para kohe, Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa konferenca e planifikuar për shtyp, u anulua.