Foto/ Ky është Afrim Bunjaku, polici që mbeti i vrarë në veri të Kosovës

Foto/ Ky është Afrim Bunjaku, polici që mbeti i vrarë në veri të Kosovës

Ky është Afrim Bunjaku, polici i cili mbeti i vrarë në veri të Kosovës, pas një sulmi nga persona të armatosur në Leposaviç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.
Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku.

MARKETING