Forcat turke neutralizojnë 26 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Forcat turke neutralizojnë 26 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes së Türkiye-s njoftoi se 26 terroristë të PKK/YPG-së u neutralizuan në përgjigjen e dhënë pas sulmit të terroristëve kundër bazës Dabik në veri të Sirisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se mbrëmë kryen sulm ndaj zonës së bazës Dabik në rajonin e Operacionit “Mburoja e Eufratit”.

“Ushtarët turq dhanë përgjigje në mënyrë të fuqishme ndaj sulmit të terroristëve. Në goditjet e kundërpërgjigjes të kryera kundër objektivave terroriste në rajon u neutralizuan 26 terroristë të PKK/YPG-së”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu në deklaratën e ministrisë përfshihen edhe pamje të goditjeve.

MARKETING