Forcat izraelite vrasin dy palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Dy palestinezë humbën jetën në bastisjen e forcave izraelite në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se ushtarët izraelitë bastisën Nablusin dhe vranë dy palestinezë.

Dëshmitarët okularë duke folur për Anadolu njoftuan se pati përleshje midis kryengritësve palestinezë dhe forcave izraelite që bastisën rrethin Al-Mahfiyye të Nablusit.

Pas përleshjeve, forcat izraelite u larguan nga zona.​​​​​​​

MARKETING