Forcat izraelite shkatërruan 4 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite shkatërruan 4 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite rrënuan 4 shtëpi të palestinezëve pranë qytetit të Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar, me pretendimin se ishin “të palicensuara”, raporton Anadolu.

Kryetari i Këshillit të fshatit të qytetit Velje në kufijtë e Betlehemit, Hadr al-Araj në një deklaratë për AA tha se forcat izraelite bastisën qytetin dhe shkatërruan 4 shtëpi që u përkisnin palestinezëve me pretendimin se ishin të palicensuara.

Al-Araj tha se tokat ku ndodhi shkatërrimi në vendbanimin Velje të Betlehemit janë administrativisht brenda kufijve të bashkisë së Kudsit. “Çdo vend është nën kërcënimin e prishjes nën pretekstin e ndërtimeve pa leje. Përveç kësaj, vendbanimet ilegale po zgjerohen mbi palestinezët”, tha Araj.

451 mijë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe afërsisht 230 mijë izraelitë në Kudsin Lindor po uzurpojnë tokat palestineze. Sipas ligjit ndërkombëtar, këto uzurpime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Sipas të dhënave zyrtare palestineze, ushtria izraelite shkatërroi 318 ndërtesa që u përkisnin palestinezëve në gjysmën e parë të vitit 2024.

MARKETING