Forcat izraelite godasin fotoreporterin e AA-së gjatë detyrës në Kudsin Lindor

Forcat izraelite godasin fotoreporterin e AA-së gjatë detyrës në Kudsin Lindor

Forcat izraelite goditën rëndë fotoreporterin e Agjencisë Anadolu (AA) Mustafa Haruf, i cili po kryente detyrën në Kudsin Lindor të pushtuar, ndërsa më pas ai u shtrua në spital.

Ngjarja ndodhi pasi një grup palestinezësh u mblodhën për t’u falur në lagjen Wadi al-Jawz pranë Xhamisë Al-Aksa për shkak të kufizimeve që forcat izraelite kanë vendosur prej dhjetë javësh për faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e shenjtë.

Policia izraelite, e cila ngriti barrikada në zonë, fillimisht i drejtoi armën fotoreporterit të AA-së, Haruf, i cili po ndiqte ngjarjen në ato momente, dhe më pas e rrëzoi në tokë dhe goditi me shkelma.

Për shkak të goditjeve, Haruf pësoi lëndime në fytyrë dhe në trup, ndërsa u dërgua me ambulancë në Spitalin Makassed në Kudsin Lindor.

Policët izraelitë gjithashtu sulmuan edhe kameramanin Faiz Ebu Rumeyle që ndodhej pranë Harufit.

MARKETING