Forcat izraelite arrestuan 45 palestinezë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 45 palestinezë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 45 palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës u tha se Izraeli vazhdon bastisjet në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Ushtarët izraelitë arrestuan 45 persona gjatë bastisjeve në shtëpitë e palestinezëve në qytetin Dura të Khalilit në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor, Ramallah, Tulkarm dhe qytetin Nablus.

Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 8.145.

Që nga 7 tetori 2023 kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

MARKETING