Forcat e sigurisë së Gazës vendosen në të gjithë enklavën me fillimin e armëpushimit

Forcat e sigurisë së Gazës vendosen në të gjithë enklavën me fillimin e armëpushimit

Mijëra forca të sigurisë së Gazës janë vendosur në disa zona në të gjithë enklavën pasi marrëveshja e armëpushimit me Izraelin hyri në fuqi, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë së Gazës tha se vendosja vjen në kuadër të një plani për të ruajtur sigurinë dhe rendin në të gjithë territorin.

“Bashkitë filluan rihapjen dhe rehabilitimin e rrugëve, menjëherë pas fillimit të armëpushimit”, tha zyra për media.

Më tej, theksohet se ministritë dhe institucionet qeveritare janë “plotësisht të përgatitura për të filluar punën sipas një plani qeveritar për të siguruar sa më parë kthimin e jetës në normalitet”.

Zyra për media u bëri thirrje banorëve “të jenë të kujdesshëm kur lëvizin midis rajoneve” në Gaza.

“Kthimi i të zhvendosurve do të bëhet shtatë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit”, theksoi zyra qeveritare.

Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi sot në orën 11:15 me orën lokale (09:15 GMT) pas disa orësh vonesë për shkak të akuzave izraelite ndaj Hamasit për vonimin e lëshimit të listës së pengjeve që do të lirohen. Fillimisht ishte planifikuar që armëpushimi të fillojë në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale.

Hamasi tha se tashmë ka dorëzuar një listë me tre pengje izraelite që do të lirohen sot.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, të paktën 47 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe më shumë se 110.700 të tjerë janë plagosur në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza.

MARKETING