FMN: Parashikim më të mirë për ekonominë botërore
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ka rritur perspektivin e tij për rritje gobale për vitin 2023, si pasojë e kërkesës “çuditërisht elastike” në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, kostot më të ulëta të energjisë dhe rihapjen e ekonomisë së Kinës pasi Pekini lehtësoi kufizimet e rrepta COVID-19.
Konkretisht, FMN-ja ka parashikuar që rritja globale mund të jetë 2.9 për qind gjatë këtij viti, një përmirësim nga ai tetorit që parashikonte një rritje prej 2.7 për qind, mes paralajmërimeve se bota mund të bierë lehtësisht në recesion.
Kryeekonomisti i FMN-së njoftoi se rreziqet e recesionit janë lehtësuar dhe bankat qendrore po bëjnë përparim në kontrollin e inflacionit, por nevojitet më shumë punë për të kontrolluar çmimet.
Ai gjithashtu vë në dukje se shqetësime të reja mund të vijnë për shkak të përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës në Ukrainë dhe masave të ashpra të Kinës për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
“Ne duhet të jemi të përgatitur të presim të papriturën, por mund të përfaqësojë një pikë kthese, me arritjen e rritjes dhe rënien e inflacionit”, tha zyrtari i lartë.
Sipas FMN-së, Evropa iu përshtat më shumë kostove të energjisë shpejt nga sa pritej dhe çmimet më të ulëta të energjisë ndihmuan rajonin. Për eurozonën parashikohet një rritje në 0.7 për qind, nga 0.5 për qind në perspektivën e tetorit.
Përditësimi i FMN-së vjen pasi çmimet e gazit në Europë ranë përsëri në nivelet e paraluftës: Qendra kryesore tregtare e kontinentit, u mbyll të premten me 55,4 euro për megavat-orë, nivele të papara që nga dhjetori 2021.