Flotilja e Lirisë humb kontaktin me anijen e ndihmës ‘Handala’ në rrugën drejt Gazës

Koalicioni i Flotiljes së Lirisë (FFC) ka bërë të ditur se ka humbur kontaktin me anijen ‘Handala’ që mban ndihmë humanitare për në Gaza në kuadër të misionit të grupit për të thyer bllokadën izraelite, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi nga Koalicioni i Flotiljes së Lirisë në kanalin zyrtar në Telegram, grupi tha se “të gjithë komunikimet me ekuipazhin e anijes ‘Handala’ janë bllokuar”.
“Ne e humbëm të gjithë kontaktin me ekuipazhin dhe ka disa dronë afër anijes, që do të thotë se ata mund të jenë kapur ose sulmuar”, tha Koalicioni i Flotiljes së Lirisë.
Detaje të mëtejshme në lidhje me vendndodhjen e saktë të anijes, statusin e ekuipazhit të saj ose konfirmimin e një ndërhyrje izraelite deri më tani nuk janë bërë të ditura.