Flamuri i ri sirian ngrihet në selinë e OKB-së në New York

Flamuri i ri sirian u ngrit në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, përkrah flamujve të shteteve të tjera anëtare, raporton Anadolu.
Në ceremoninë e ngritjes së flamurit morën pjesë Ministri i Jashtëm i Sirisë, Assad Hassan Shaibani, Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen, dhe shumë përfaqësues të përhershëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile siriane në SHBA.
Flamuri i revolucionit sirian u ngrit në selinë e OKB-së me flamujt e 193 shteteve anëtare dhe 2 shteteve vëzhguese, me duartrokitje dhe brohoritje.
“Ky është një mesazh për të gjithë botën, për të gjithë njerëzit e lirë në botë. Momenti që po përjetojmë nuk përbën interes vetëm sirianët, por për të gjithë botën. Vullneti i popullit fitoi. (Valëvitja e flamurit sirian në OKB) Ky është kurorëzimi i fitores së popullit tonë”, tha Shaibani në deklaratën për gazetarët.
Sirianët që jetojnë në SHBA iu bashkuan gjithashtu ceremonisë jashtë OKB-së, duke valëvitur flamuj dhe duke duartrokitur.
Flamuri i ri sirian, i njohur si “flamuri i revolucionit”, u ngrit në misionet e huaja pas rënies së regjimit 61-vjeçar Baath.
Ky flamur u përdor nga opozitarët në luftën civile në Siri.