Flakët i morën jetën 17-vjeçarit shqiptar në Itali
Një 17-vjeçar shqiptar në Itali natën e fundit të vitit ndërroi jetë si pasojë e djegjeve që ka marrë nga një zjarri që përfshiu banesën në të cilën jetonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një pjesë të një ndërtese që strehonte të mitur të pashoqëruar.
Si pasojë e zjarrit dy të tjerë mbetën të lënduar, shoku i dhomës të 17-vjeçarit një shtetas ganez 16-vjeçar – dhe një punonjëse e qendrës.
Prona ishte rinovuar plotësisht në vitin 2016.
Nuk dihet ende nëse ka persona të dyshuar. Pritet një autopsi dhe hetime të mëtjeshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
“Është herët për të komentuar shkaqet e zjarrit. Kemi marrë raporte të ndryshme, por është thelbësore të konstatojmë çdo detaj”, tha prokurori i çështjes.
Ganezi do të jetë i pari që do të dëgjohet nga karabinierët që po kryejnë sondazhe dhe hetime.
Vrasje, zjarr dhe plagosje, të gjitha nga pakujdesia: këto janë hipotezat e krimeve që Prokurori i Republikës së Udines ka hipotezuar në lidhje me zjarrin./oranews