Fitore e thellë e PS-së në zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, Rama reagon pas rezultatit
Dita e djeshme me zgjedhje e shoqëroi edhe Shqipërinë.
Pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke përgëzuar Partinë Socialiste për fitoren në pesë bashki.
Sipas Kryeministrit Rama, pesë fitore në pesë bashki janë edhe pesë arsye për të falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë së opozitës, motit me shi gjatë ditës së djeshme dhe natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk stimulojnë gjithmonë pjesëmarrjen.
“5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.
Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;
Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;
Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve” , u shpreh ai në postimin e tij.

