Finlanda dëshiron të ndalojë përdorimin e telefonave nëpër shkolla

Finlanda dëshiron të ndalojë përdorimin e telefonave nëpër shkolla

Finlanda pritet të ndalojë përdorimin e telefonave celularë nëpër shkolla për të rritur efikasitetin e mësimit tek nxënësit.

Koalicioni i ri i krahut të djathtë të vendit u zotua të prezantojë masën e re për nxënësit nga mosha shtatë deri në 15 vjeç. Gjithashtu njoftoi një rritje prej 199 milionë euro në financimin për lexim, shkrim dhe matematikë, transmeton Telegrafi.

“Qeveria do të përforcojë kompetencat e mësuesve dhe drejtorëve për të ndërhyrë në aktivitetet që pengojnë mësimin gjatë orëve të mësimit”, tha koalicioni i ri të hënën.

“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme legjislative për të mundësuar kufizime më efikase në raste të tilla si përdorimi i pajisjeve celulare gjatë ditës së shkollës, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të përqendrohen më mirë në mësimdhënie”, thuhej tutje.

Finlanda ka qenë një vend i fortë në testin PISA, një garë për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë në matematikë, shkencë dhe lexim.

MARKETING