Fillon itinerari dimëror i fluturimeve në Maqedoni

Fillon itinerari dimëror i fluturimeve në Maqedoni

Itinerari dimëror i fluturimeve për vitin 2025/26 hyn në fuqi këtë fundjavë. Nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup do të letë lidhje drejt 49 destinacioneve të rregullta që do t’i shërbejnë 17 kompani ajrore, si dhe 13 destinacione çarter në të cilat qarkullon një kompani ajrore. Nga Aeroproti Shën Apostoli Pal në Ohër, ndërkaq janë paraparë pesë destinacione, në të cilat do të qarkullojnë tre kompani ajrore, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni, koncesioner i aeroporteve të Maqedonisë së vendit.

Dy aeroportet e vendit do të lidhen me 10 destinacione të reja në sezonin dimëror, që do të zgjasë deri në fund të masrsit të vitit të ardhshëm. Nëntë prej tyre do të drejtohen nga kompania ajrore Viz Er, me subvencione nga Qeveria. Ato janë fluturimet nga Shkupi drejt Barit dhe Stokholmit,që do të fillojnë më 27 të këtij muaji, ndërsa në datën e njejtë do të fillojë edhe linja ajrore nga Ohri drejt Bazelit. Më 28 tetor, kryqyteti për herë të parë do të lidhet me Madridin, që është një ndër destinacionet më të dëshiruara nga ana e udhëtarëve tanë. Ditën e njejtë në itinerarin për fluturim kthehet edhe linja drejt Larnakës. Nga 15 dhjetorit, Shkupi do të lidhet për herë të parë me Pragën, ndërkaq kthehet edhe linja drejt Kelnit.

Nga 30 marsi 2026 dy aeroportet do të lidhen me tre destinacione të reja. Nga Aeroporti ndërkombëtar në Shkup, Viz Er e kthen linjën e rregullt drejt Budapestit, ndërsa ditën e njejtë kompania ajrore hapë destinacion të ri për pushim në Itali, Napoli, destinacion për të cilin presim kërkesë shumë të madhe. Më 30 mars 2026, Aeroporti Shën Apostolin Pal në Ohër do të lidhet me Milanon. Destinacioni i dhjetë i ri është linja nga Shkupi drejt Gjenevës, të cilën IziXhet do ta kthejë më 3 nëntor.

Siç kumtoi Agjencia për aviacion civil në sezonin dimëror nga 26 tetori deri më 28 mars të vitit të ardhshëm nga Shkupi do të fluturohet drejt destinacioneve Vjenë, Beograd, Athinë, Zagreb, Varshavë, Frankfurt, Sandefjord, Geteborg, Malme, Ajndhoven, Bruksel, Paris, Dortumund, Fridrihshafen, Memingen, Frankfurt Han, Bazel, Nirnberg, Berlin. Milano, Hamburg, Venecie, Bratisllavë, Romë, Baden-Baden, Maltë, Bolonjë, Lubjanë, Londër, Stokholm, Pragë, Shtutgard, larnakë, Keln, Lion, Bari, Madrid, Gjenevë, Stamboll, Izmir, Antali, Cyrih. Destinacionet nga Ohri janë: Cyrihu, Bazeli, Dortmundi, Vjena, Memingeni.

Nga TAV Maqedoni thonë se ekipi i tyre për zhvillim të rrjetit të rutave negocion me kompani ajrore për vendosje të lidhjeve të drejtpërdrejta ajrore me Danimarkën, Finlandën dhe Lindjen e Afërt. “Nga tregjet ekzistuese në periudhën e ardhshme, do të fokusohemi në lidhje më të madhe me Spanjën dhe Mbretërinë ee bashkuar, informoi javën e kaluar në në intervistë për MIA-n drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Nexhat Kurt.

MARKETING