Filipinet përgatiten për një supertajfun të ri shkatërrues

Filipinet përgatiten për një supertajfun të ri shkatërrues

Filipinet po përgatiten për një tjetër tajfun potencialisht shkatërrues, më pak se një javë pasi ai i mëparshmi vrau të paktën 200 persona dhe la pas shkatërrime të mëdha.

Tajfuni Fung-wong, i njohur në vend si Uwan, parashikohet të forcohet në një forcë supertajfuni, me erëra deri në 185 km/h, përpara se të godasë ishullin Luzon.

Shërbimi Meteorologjik Filipinas Pagas ka paralajmëruar se stuhia do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe valë stuhish që kërcënojnë jetën.

Disa shkolla anuluan mësimet ose i zhvendosën ato në internet, ndërsa Philippine Airlines anuloi shumë fluturime vendase.

Tajfuni Fung-wong pritet të dobësohet pasi të arrijë në tokë, por parashikuesit e motit vlerësojnë se ai do të ruajë forcën e tajfunit ndërsa lëviz mbi Luzon.

Pjesët lindore të Filipineve u goditën nga erëra të forta dhe shiu të shtunën.

 

MARKETING