Filipçe: Shteti është i mbingarkuar me borxhe, qeveria nuk rriti as ekonominë e as pagën minimale në 500 euro

“Për një vit e gjysmë kemi paralajmëruar dhe theksuar se qeveria po ndjek politika të këqija ekonomike, se do të përfundojmë në humnerë, por ata thjesht nuk i vënë re sugjerimet, propozimet dhe indikacionet tona”, tha lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
Ai pohon se do të mungojnë para për të paguar pagat, për të paguar pensionet, do të mungojnë para për të ofruar ndihmë sociale dhe se këto para mund të merren vetëm nga huamarrjet e reja.
Filipçe paralajmëroi se vendi është tashmë i mbingarkuar me borxhe.
“Në vend të rritjes së investimeve të huaja, ato janë zhdukur”, theksoi Filipçe, i cili tha se rajoni po ecën përpara dhe po rrit pagat, ndërsa ekonomia jonë po fundoset, kështu që punëtorët nuk mund të marrin as pagën minimale prej 500 eurosh.
“Me këtë qeveri të paaftë, investimet e huaja po zhduken ngadalë por me siguri”, kritikoi Filipçe. i cili kujtoi se në vitin 2024, falë politikave të LSDM-së, vendi përfundoi me një miliard euro rekord investimesh të huaja, dhe këtë vit, nën udhëheqjen e Mickoskit, në dy tremujorët e parë, investimet nuk kaluan as 300 milionë euro”, theksoi Filipçe.