Fidan zhvillon biseda me homologët jordanez dhe spanjoll për zhvillimet në Palestinë dhe Izrael
Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan bisedoi në telefon me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi dhe ministrin e Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares rreth zhvillimeve të fundit në Palestinë dhe Izrael, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Fidan zhvilloi biseda telefonike me homologun jordanez Safadi dhe homologun spanjoll Albares. Në biseda u diskutuan zhvillimet e fundit në Palestinë dhe Izrael.
Ministri Fidan edhe dje pas fillimit të tensioneve Izrael-Palestinë zhvilloi biseda telefonike me ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud, ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry, ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al-Maliki dhe ministrin e Jashtëm të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian.
Lidhur me çështjen, Fidan zhvilloi bisedë telefonike edhe me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.