Fidan pas bisedimeve në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës: Ditë e rëndësishme për paqen botëror

Fidan pas bisedimeve në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës: Ditë e rëndësishme për paqen botëror

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka theksuar rëndësinë e bisedimeve të paqes në Stamboll, pasi delegacionet ruse dhe ukrainase zhvilluan një takim në Stamboll që synonte avancimin e përpjekjeve për paqe midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

MARKETING

“Sot ishte një ditë e rëndësishme për paqen botërore”, tha Fidan në platformën sociale X lidhur me bisedimet e paqes në Stamboll.

Fidan tha se bisedimet intensive diplomatike, të mbajtura me ndërmjetësimin e Turqisë, rezultuan në një marrëveshje për shkëmbimin e 1 mijë të burgosurve nga secila palë si një masë për ndërtimin e besimit.

Ai shtoi se ata gjithashtu ranë dakord të ndajnë me shkrim kushtet që do të mundësonin një armëpushim me palën tjetër.

“Palët gjithashtu kanë rënë dakord në parim të mblidhen përsëri”, tha ai.

“Ne si Turqi do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të mundësuar një paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi ai.

MARKETING