Fidan në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së: Anëtarësimi në BE është një qëllim strategjik për Turqinë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, mori pjesë dhe mbajti një fjalim në Këshillin e 32-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që u mbajt në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, raporton Anadolu.
Sipas një postimi të Ministrisë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Fidan mbajti një fjalim para pjesëmarrësve në Këshillin e 32-të Ministror të OSBE-së në Vjenë.
Sipas informacionit të marrë nga burime të Ministrisë së Jashtme, Fidan në margjinat e takimit, u takua me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger.
Në takim u vlerësua statusi aktual i negociatave që synojnë përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.
Në takimin ku u diskutuan marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë, Fidan tërhoqi vëmendjen se anëtarësimi në BE është një qëllim strategjik për Turqinë dhe vuri në dukje se presin hapjen e kapitujve të negociatave.

