Fidan: Ndalimi i tubimeve propalestineze nga vendet e BE-së është “standard i dyfishtë”

Fidan: Ndalimi i tubimeve propalestineze nga vendet e BE-së është “standard i dyfishtë”

Parandalimi i tubimeve propalestineze në disa vende të BE-së përbën “standard të dyfishtë”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm i Türkiyes në një takim të organizuar nga Ministria e Jashtme gjermane në Berlin, sipas burimeve diplomatike turke, transmeton Anadolu.

“Ata që lejojnë sulmet ndaj librit tonë të shenjtë, Kuranit, nën maskën e lirisë së shprehjes, po bllokojnë ata që duan të protestojnë kundër vrasjes brutale të civilëve në Palestinë. Ky është një standard i dyfishtë i papranueshëm”, citohet të ketë thënë Hakan Fidan në takimin me dyer të mbyllura, sipas burimeve.

Gjatë takimit të mbyllur në nivel ministror të titulluar “Zgjerimi dhe reforma e BE-së”, Fidan ka diskutuar gjithashtu krizën humanitare në Gaza.

“Nëse ne nuk mund ta ndalojmë Izraelin të vrasë civilët në Gaza, si mund t’i mbrojmë civilët në Ukrainë?”, ka pyetur ai.

Duke pohuar se BE-ja nuk ka qenë në gjendje të mbajë një qëndrim të fortë dhe efektiv ndaj sfidave globale, Fidan ka theksuar se blloku duhet të respektojë dallimet duke lejuar më shumë vende të bashkohen.

“Besueshmëria e politikës së zgjerimit (të BE-së) duhet të rivendoset. Disa vende anëtare duhet të pengohen të përdorin proceset e negociatave për interesat e tyre. Është gjithashtu e gabuar që negociatat e anëtarësimit të kthehen në procese të pafundme dhe të hapura”, ka thënë ai.

Fidan ka nënvizuar gjithashtu se BE-ja duhet ta shohë zgjerimin si një “çështje gjeostrategjike” nëse dëshiron “të bëhet lojtar global”.

Ministri i Jashtëm turk u nis nga Berlini për në kryeqytetin e Kazakistanit Astana pas përfundimit të takimit, ku morën pjesë rreth 20 vende, duke përfshirë vendin mikpritës Gjermaninë, si dhe Finlandën, Suedinë, Republikën Çeke, Ukrainën, Slloveninë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Gjeorgjinë.

MARKETING