Fidan: ​​Asnjë grup terrorist në Siri nuk duhet të përbëjë kërcënim për Turqinë ose ndonjë vend tjetër në rajon

Fidan: ​​Asnjë grup terrorist në Siri nuk duhet të përbëjë kërcënim për Turqinë ose ndonjë vend tjetër në rajon

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se duke pasur parasysh situatën në Siri, asnjë grup terrorist nuk duhet të përbëjë kërcënim për Turqinë ose ndonjë vend tjetër në rajon, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun sirian Asaad al-Shaibani në Ankara, Fidan tha: “SDF-ja (Forcat Demokratike Siriane), e cila ndjek një agjendë përçarëse nën maskën e luftimit të DEASH-it, duhet ta braktisë këtë ekuacion”.

SDF-ja dominohet nga grupi terrorist YPG, dega siriane e PKK-së terroriste.

Më 10 mars, presidenca siriane njoftoi një marrëveshje për integrimin e SDF-së në institucionet shtetërore, duke theksuar integritetin territorial të vendit dhe duke hedhur poshtë çdo plan separatist. Grupi, megjithatë, e ka shkelur marrëveshjen disa herë.

MARKETING