Fëmijë dhe një grua shtatzënë në mesin e 7 të vrarëve nga një sulm izraelit në Gaza

Të paktën shtatë persona, përfshirë fëmijë, një grua shtatzënë dhe fëmija i saj i palindur, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit gjatë natës në një apartament banimi në lagjen Tel al-Hawa të Qytetit të Gazës sot herët, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, transmeton Anadolu.
Veçmas, forcat izraelite shënjestruan një ambulancë pranë Spitalit të Rehabilitimit Hamad në veriperëndim të Qytetit të Gazës, duke plagosur anëtarë të ekipit mjekësor, sipas burimeve mjekësore të cituara nga agjencia e lajmeve.
Izraeli ka vrarë më shumë se 59.100 palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.