Faton Peci drejt fitores në Mitrovicë
Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci po prin me vota kundrejt Arian Tahirit të PDK-së, sipas rezultateve të KQZ.
Në këtë komunë deri tash janë numëruar 98 kuti, nga të cilat 16 mijë e 553 janë për Pecin, derisa 14 mijë e 313 vota shkojnë për Tahirin.
Sipas kësaj, Peci do të jetë kryetar i ardhshëm i Mitrovicës së Jugut.


