Fatmir Bytyqi tregon se si janë parashikimet për inflacionin

Fatmir Bytyqi tregon se si janë parashikimet për inflacionin

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se një muaj inflacioni ishte 19.8%, por ajo që është e mirë është se tendenca pas muajit tetor që kemi rënie, dhe projektimet janë që vitin 2023 do e mbarojmë rreth 7-8% inflacionin.

“Ajo që duhej të bëhej dhe mund të bëhej mendojë që e kemi bërë. Edhe nga aspekti i politikave monetare por edhe nga aspekti i politikave fiskale. Mendoj se nuk ishte i vonua reagimi i Bankës Popullore”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha se nëse është politikë populiste të ndihmohet qytetari dhe të jenë solidar, ata do të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Jo, me politika të moderuar që do të ulin inflacionin dhe që do të sjellin në një moment ndalim të inflacionit dhe më pas zhvillim të ekonomisë”, u shpreh Bytyqi. /SHENJA/

 

MARKETING