Evakuohen spitalet, pacientët nxirren në oborr pas tërmeteve të fundit në Turqi

Evakuohen spitalet, pacientët nxirren në oborr pas tërmeteve të fundit në Turqi

Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballësh të Rihterit goditën në mbrëmje provincën Hatay të Turqisë.

Informacionet e para thonë se disa ndërtesa janë shembur dhe shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e tyre.

Mediat raportojnë se është dhënë urdhër që spitalet të evakuohen ndërsa pacientët po barten për në oborr pasi që nuk ka siguri.

Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale shihen shumë pacientë në krevate teksa qëndrojnë në oborrin e një spitali në Hatay.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay njoftoi se provinca e Hatayt ka pëjetuar edhe 20 pasgoditje të tjera.

Ndryshe, dy tërmetet e fundit të 6 shkurtit shkaktuan vdekjen e mbi 41 mijë personave në shtetin turk. /Telegrafi/

MARKETING