Europol zbuloi një rrjet kriminal të madh që prodhonte lëndë sintetike, i ndoqën për dy vjet

Europol zbuloi një rrjet kriminal të madh që prodhonte lëndë sintetike, i ndoqën për dy vjet

Europol ka realizuar një operacion të madh për të shkatërruar një rrjet kriminal ndërkombëtar që furnizohej me kimikate kyçe për prodhimin e metamfetaminës dhe vepronte në disa vende evropiane.

Në hetim ishin përfshirë autoritetet nga Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Rumania dhe Moldavia, me mbështetjen e Europolit.

Eurojust formoi dhe financoi një ekip hetimor bashkëpunues që përfshinte hetues nga Çekia, Rumania dhe Moldavia, gjë që i dha mundësi që të monitoronin rrjedhën e lëndëve ilegale dhe komunikimet kriminale dhe të mblidhnin prova.

Në total u arrestuan 11 persona në Çeki, 2 në Hungari dhe Moldavi dhe 1 në Bullgari.

Gjithashtu, u zbuluan dhe shkatërruan tre laboratorë sekretë droge – dy në Moldavi dhe një në Hungari.

U sekuestruan:

Mbi 5 kg metamfetaminë

Klix.ba

Rreth 40 kg tableta që përmbanin efedrin

Klix.ba

50 litra toluen (një kimikat)

Klix.ba

0.5 kg fosfor

Klix.ba

280 kg mbetje kimike nga prodhimi i metamfetaminës

Klix.ba

Pajisje specializuese për prodhim droge

Klix.ba

Gjithashtu u konfiskuan dy automjete që përdorej për transport të drogës, pajisje elektronike dhe para.

Sipas hetimeve, anëtarët e rrjetit ishin të përfshirë në çdo fazë të zinxhirit të prodhimit të drogës – nga importi i kimikateve, prodhimi i lëndëve sintetike, deri te kontrabanda në mënyra që të shmangnin kapjen (p.sh. në aeroplanë dhe në pjesë të fshehura të automjeteve).

Hetimi zgjati më shumë se dy vjet, dhe veprimi final i policisë u zhvillua më 4 dhe 5 nëntor 2025, kur u kryen bastisje dhe u arrestuan persona.

Gjatë aksionit, autoritetet konfiskuan 67 mijë euro para të gatshme në Hungari.

Sipas hetimeve, kimikatet ishin transportuar nga Kina në porte si Hamburg dhe Rotterdam, dhe pastaj anëtarët e rrjetit i grumbullonin këto kimikate për t’i dërguar në Hungari për prodhim.

Gjithashtu, ata kishin kapacitet për të prodhuar sasie të mëdha droge dhe kishin infrastrukturë që u mundësonte tyre të furnizonin rrjete të mëdha. /Telegrafi/

 

MARKETING