Europiani i hendbollit, sonte luhet Danimarkë – Maqedoni
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll sot nis pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2026. Ndeshja e parë pritet të jetë shumë e vështirë, pasi përballë do të ketë Danimarkën, kampione në fuqi e botës. Edhe pse Maqedonia hyn në këtë përballje si skuadër më e dobët në letër, në të kaluarën ka treguar se di të rivalizojë denjësisht ndaj danezëve. Statistikat flasin në favor të Danimarkës, por përballjet mes dy përfaqësueseve kanë sjellë gjithmonë luftë të fortë dhe emocione, duke krijuar një rivalitet të njohur. Ndeshja Danimarkë – Maqedoni luhet sonte në Herning, me fillim në orën 20:30. Në të njëjtën kohë zhvillohen edhe takimet Ishujt Faroe – Zvicër dhe Hungari – Poloni. /SHENJA/

