“Europa nxit luftën kundër Rusisë”, Lavrov: Nuk duam trupa të huaj në Ukrainë, kusht i panegociueshëm

“Europa nxit luftën kundër Rusisë”, Lavrov: Nuk duam trupa të huaj në Ukrainë, kusht i panegociueshëm

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë në një intervistë për mediat ruse se, Moska nuk do ta pranojë kurrë vendosjen e trupave të huaja në territoret ukrainase, shkruan A2 CNN. Lavrov shtoi se Moska do të shmangë çdo kompromis që do të prekë shtetasit rus në territoret brenda Ukrainës por tashmë të ndodhur nën kontrollin ushtarak rus.

“Evropa dhe Britania e Madhe sigurisht që duan që (lufta në Ukrainë) të vazhdojë. Mënyra se si e pritën Zelenskiy në Londër pas skandalit në Uashington është një tregues se ata duan të rrisin aksionet dhe ata po përgatisin diçka për ti bërë presion administratës së Donald Trump për një veprim agresiv kundër Rusisë. Unë jam më së shumti i habitur me këtë obsesion të paqeruajtësve. Presidenti Macron thotë, le të ndalemi”, tha Lavrov.
“Brenda një muaji do të vendosen paqeruajtësit, pastaj do të shohim se çfarë të bëjmë më pas. Prania e trupave nga vendet e NATO-s nën çdo flamur, në tokën ukrainase është i njëjti kërcënim (si zgjerimi i NATO-s. Nuk e pranojmë me asnjë kusht. Askush nuk po flet me ne. Ata vazhdojnë të thonë asgjë për Ukrainën pa Ukrainën, por bëjnë gjithçka për Rusinë pa Rusinë. Gjëja e dytë janë të drejtat dhe fati i njerëzve që jetojnë jo vetëm në territoret e çliruara, por në territoret nën kontrollin e regjimit. Ata gjithashtu, shumica e tyre flasin rusisht. Ata janë sjellë si pjesë e kulturës ruse dhe duan që fëmijët e tyre të dinë rusisht dhe të mësojnë rusisht”.

MARKETING