Është djegur një veturë në një hapësirë parkingu në Bit Pazar
Një shkupjan ka denoncuar se automjeti i tij ishte djegur në një hapësirë parkingu në rajonin e Bit Pazarit, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot në orën 01:20, në SPB Shkup, S.F. (62) nga Shkupi denoncoi se në një hapësirë parkingu në zonën e Bit Pazarit ishte djegur automjeti i tij ‘tojota rav 4’ me targa të Shkupit”, sqaruan nga MPB.
Persona të lënduar nuk ka, ndërsa nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit zjarri ishte shuar. Është kryer inspektim dhe siç potencuan nga MPB, po merren masa për zbardhjen e rastit

