ESHS: Paga mesatare për muajin janar në Maqedoni, 46.617 denarë
MARKETING
Paga mesatare mujore neto për punonjës në janar të këtij viti ishte 46.617 denarë, që është më e lartë për 8,3% krahasuar me janarin e vitit 2025, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas ESHS-së, kjo rritje kryesisht i detyrohet rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorët:
MARKETING
Shërbime administrative dhe ndihmëse – rritje 12,9%Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motorëve – rritje 11,1%
Industri përpunuese – rritje 10,5%
Nga ana tjetër, ulje e pagës mesatare mujore neto krahasuar me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët:
Transport dhe magazinim – ulje 7,4%
Ndërtimtari – ulje 5,3%
Aktivitetet financiare dhe sigurimet – ulje 3,8%
Paga mesatare mujore bruto për punonjës në janar të këtij viti ishte 70.066 denarë.

