Erion Veliaj dërgohet në spitalin e Durrësit, shfaq probleme shëndetësore

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shoqërua me forca të shumta policie nga burgu i Durrësit në spitalin rajonal, pas shqetësimeve shëndetësore.
Burimet bëjnë me dije se Veliajt i janë bërë disa analiza dhe rreth orës 13.30 ka lënë ambientet e këtij spitali.
Siç përshkruan burime të Anila Hoxhës të pranishme në spitalin rajonal kryebashkiaku u shoqërua nga forcat qendrore të policisë së burgjeve dhe jo ato të këtij burgu. Veliaj ka shfaqur temperaturë të lartë mbrëmë.
Një javë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Veliaj pretendonte se nuk kishte rrezikshmëri, se nuk kishte premisa të arratisej, ishte i zgjedhur lokal dhe duhet të përfaqësonte interesat e qytetarëve në detyrën e tij.
Veliaj është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.