Erdogan: Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë dhe ndërgjegjes dhe ku mbizotëron respekti i ndërsjellë, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan, teksa priti përfaqësues të pakicave fetare në vend për një darkë iftari në Ankara, raporton Anadolu.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë aktivitet, Erdogan tha se komunitetet fetare mund të ruajnë institucionet e tyre në Turqi.
“Islamofobia, e cila është rritur vitet e fundit, kërcënon qartë si popullin tonë ashtu edhe kulturën e bashkëjetesës. Ashtu si islamofobia është një krim kundër njerëzimit, edhe antisemitizmi është një krim, një e keqe që nuk mund të konsiderohet e arsyeshme apo legjitime”, tha ai.
Presidenti turk theksoi se Ankaraja nuk ka tolerancë për “organizata të errëta të ngjashme me DAESH/ISIS që bombardojnë xhami, kisha dhe sinagoga pa dallim, duke mos treguar respekt as për vendet e adhurimit”.

