Erdoğan: Turqia do të eksportojë 48 avionë luftarakë KAAN në Indonezi

Erdoğan: Turqia do të eksportojë 48 avionë luftarakë KAAN në Indonezi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se 48 avionë luftarakë kombëtarë KAAN, të cilët do të prodhohen në Turqi, do të eksportohen në Indonezi në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Indonezinë, raporton Anadolu.

MARKETING

Presidenti Erdoğan bëri një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale në lidhje me eksportin e avionëve luftarakë KAAN në Indonezi.

Ai tha se dëshironte të njoftonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe pozitiv në lidhje me avionin luftarak kombëtar KAAN. “Brenda marrëveshjes që nënshkruam me shtetin mik dhe vëlla Indonezinë, 48 KAAN do të prodhohen në Turqi dhe do të eksportohen në Indonezi. Kapacitetet lokale të Indonezisë do të përdoren gjithashtu në prodhimin e avionëve KAAN”, theksoi Erdoğan.

– “Uroj që të gjitha kompanitë tona të vazhdojnë me suksesin e tyre”

Erdoğan shprehu shpresën e tij se kjo marrëveshje, e cila zbulon zhvillimin dhe pikën e arritur nga industria e mbrojtjes vendase dhe kombëtare e Turqisë, do të jetë e dobishme për Turqinë dhe Indonezinë

“Dua të shpreh përshëndetjet dhe falënderimet e mia për homologun tim të nderuar, presidentin indonezian, Prabowo Subianto, i cili luajti rol të madh në nënshkrimin e marrëveshjes me vullnetin që tregoi. I përgëzoj të gjitha organizatat tona, veçanërisht drejtorin tonë të Industrive të Mbrojtjes dhe TUSAŞ, të cilët kontribuan në prodhimin e avionëve KAAN dhe nënshkrimin e kësaj kontrate rekord eksporti në historinë e Turqisë”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Ju uroj suksese të vazhdueshme të gjitha kompanive tona që kemi ofruar të gjitha llojet e mbështetjes për forcimin e mëtejshëm të industrisë sonë të mbrojtjes dhe që do të vazhdojmë t’i mbështesim me vendosmëri dhe shpreh mirënjohjen time për të gjithë vëllezërit e mi që punojnë në industrinë e mbrojtjes”.

MARKETING