Erdoğan: Turqia dënon “fuqishëm” të gjitha llojet e sulmeve që synojnë unitetin e Sirisë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Ankaraja dënon “fuqishëm” të gjitha llojet e sulmeve që synojnë integritetin dhe paqen sociale të Sirisë, si dhe aktet e terrorizmit dhe frikësimit.
Gjatë fjalës së tij drejtuar kombit, presidenti Erdoğan tha se situata aktuale në Siri kryesisht është vënë nën me “ndërhyrjen efektive” të forcave të qeverisë siriane, duke paralajmëruar se situata në terren mbetet e ndjeshme.
Erdoğan gjithashtu tha se Ankaraja përshëndet “deklaratat e moderuara dhe qetësuese” të presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa, si dhe “mesazhin e tij të prerë” se ata që veprojnë jashtë ligjit do të ndëshkohen.
“Ankaraja po merr masa paraprake për t’u siguruar që nuk do të ketë zhvillime kundër Türkiyes”, tha Erdoğan, duke shtuar se kërkojnë nga Siria që të zbusë shpejt atmosferën e tensionuar.
Ne nuk jemi të interesuar, theksoi presidenti turk, “në përkatësinë etnike, fenë apo sektin e askujt në Irak, Siri, Liban apo ndonjë vend tjetër në rajon”.
“Kur 1 milion sirianë u masakruan nga regjimi Baath, Ankaraja qëndroi aty ku qëndron sot, duke qëndruar e palëkundur”, tha ai.
Më tej, presidenti Erdoğan foli edhe për lidhjet midis Türkiyes dhe vendeve të Bashkimit Evropian (BE) mes shqetësimeve në rritje për sigurinë, pas komenteve të presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me NATO-n dhe luftën Rusi-Ukrainë.
Erdoğan tha se Ankaraja shpreson se “miqtë e saj evropianë” të kuptojnë “rolin e ri të Türkiyes” në riformësimin e botës dhe të përshtatin strategjitë e tyre në përputhje me rrethanat.
Presidenti turk shprehu dëshirën e vendit për të përmirësuar marrëdhëniet me BE-në në një perspektivë të fokusuar në objektivin e anëtarësimit të plotë.
Ai gjithashtu tha se sistemi global, i pretenduar se bazohet në rregulla, po shembet, duke shtuar se “themeluesit e tij janë ata që i japin goditjet më të forta rendit ndërkombëtar”.