Erdoğan për konfliktin Izrael-Iran: Është e domosdoshme të hiqen duart nga këmbëzat para se të ketë më shumë shkatërrime

Erdoğan për konfliktin Izrael-Iran: Është e domosdoshme të hiqen duart nga këmbëzat para se të ketë më shumë shkatërrime

 

MARKETING

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se është e domosdoshme të hiqen duart nga këmbëzat para se të ketë më shumë shkatërrime, gjakderdhje, viktima civile dhe një katastrofë të tmerrshme në konfliktin Izrael-Iran, raporton Anadolu.

Erdoğan mbajti një fjalim në aktivitetin e Forumit Rinor të Organizatës së Bashkëpunimit Islam që u organizua në sallonin e Kongreseve të Universitetit “Haliç” në Stamboll.

Ai tha se bota islame po kalon një periudhë të vështirë, me luftëra, konflikte dhe paqëndrueshmëri që hedhin hije mbi të gjithë gjeografinë e saj.

Duke folur për sulmet izraelite ndaj palestinezëve, presidenti turk tërhoqi vëmendjen në sulmet ndaj civilëve që presin ndihma humanitare. “Njerëzit që qëndrojnë në radhët e shpërndarjes së ushqimit në Gaza për një copë bukë dhe një tas supë po shënjestrohen egërsisht”, tha ai.

“Gaza ka përjetuar një nga aktet më të turpshme të barbarizmit modern për 21 muaj”, shtoi Erdoğan.

“Izraeli, i cili ankohet për dëmet në spitalet e tij sot, deri më tani ka kryer mbi 700 sulme ndaj institucioneve të kujdesit shëndetësor vetëm në Gaza”, tha më tej ai duke shtuar:

“Qeveria e Netanyahut është kryesisht përgjegjëse për gjenocidin në Gaza. Ata që heshtin përballë këtyre masakrave janë bashkëpunëtorë në këto krime”.

Erdoğan theksoi se ata që e shndërruan Gazën në kampin më të madh të përqendrimit në botë, të flasin për krime lufte, nuk është vetëm paqëndrueshmëri, por tregojnë edhe paturpësi të madhe.

“Fuqitë që kanë ndikim mbi Izraelin ‘nuk duhet të bien në lojën e Netanyahut’. Duhet ta përdorin ndikimin e tyre për vendosjen e armëpushimit dhe qetësisë në rajonin tonë”, tha presidenti turk.

Ai u ndal edhe në taktikat e frikësimit të lobit sionist ndaj tij dhe Turqisë, duke thënë: “Pavarësisht taktikave të frikësimit të lobit sionist ndaj meje dhe qeverisë sime, nuk ndryshuam kurrë qëndrimin tonë dhe kurrë nuk hezituam të qëndrojmë pranë të shtypurve”.

Erdoğan foli edhe për konfliktin Izrael-Iran. “Si gjenocidi në Gaza ashtu edhe konflikti Izrael-Iran, për fat të keq, po i afrohen me shpejtësi një pike pa kthim”, tha ai duke shtuar: “Është e domosdoshme të hiqen duart nga këmbëzat para se të ketë më shumë shkatërrime, gjakderdhje, viktima civile dhe një katastrofë të tmerrshme në konfliktin Izrael-Iran”.

MARKETING