Erdoğan: Nëse BE-ja dëshiron të parandalojë humbjen e forcës, këtë mund ta arrijë me anëtarësimin e Turqisë

Erdoğan: Nëse BE-ja dëshiron të parandalojë humbjen e forcës, këtë mund ta arrijë me anëtarësimin e Turqisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se nëse Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të parandalojë ose humbjen e forcës dhe ndikimit të tij, ai mund ta arrijë këtë vetëm përmes anëtarësimit të plotë të Türkiyes, raporton Anadolu.

Erdoğan mirëpriti në një takim në Ankara kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, ndërsa më pas, dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

“Nëse BE-ja dëshiron të parandalojë ose madje të ndryshojë kursin e humbjes së saj të forcës dhe ndikimit, ajo mund ta arrijë këtë vetëm përmes anëtarësimit të plotë të Türkiyes”, tha presidenti turk.

Në fjalën e tij, Erdoğan përshëndeti pranimin e fundit nga Ukraina të armëpushimit në konfliktin e saj me Rusinë, gjatë negociatave me SHBA-në, duke shprehur shpresën se Moska do t’i përgjigjet “në mënyrë konstruktive” kësaj nisme.

“Qëndrimi i Ankarasë për luftën Rusi-Ukrainë është i qartë që në fillim, tha presidenti Erdoğan, duke shprehur dëshirën që të dyja vendet t’i japin fund luftës me paqe të drejtë”.

Erdoğan theksoi gjithashtu gatishmërinë e Türkiyes për të dhënë çdo mbështetje, duke përfshirë mikpritjen e bisedimeve, “nëse zhvillimet e fundit sjellin Rusinë dhe Ukrainën përsëri në tryezën e negociatave”.

Ai theksoi se rajoni është ngopur nga luftërat dhe konfliktet, duke shprehur dëshirën për paqe dhe vendosmërinë e Türkiyes për të punuar drejt këtij qëllimi.

Lidhur me marrëdhëniet Türkiye-Poloni, Erdoğan nënvizoi se dy vendet janë aleatë kyç të pozicionuar në krahun lindor dhe atë jugor të NATO-s, duke komanduar dy ushtritë më të mëdha tokësore të aleancës në Evropë.

MARKETING