Erdoğan me rastin e Ditës së Fitores: Türkiye tani është shumë më e fortë

Erdoğan me rastin e Ditës së Fitores: Türkiye tani është shumë më e fortë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se Türkiye do të vazhdojë të rritet në nivel botëror duke ndërmarrë hapa drejt arritjes së qëllimeve të saj, raporton Anadolu.

“Sot, Republika e Türkiyes është shumë më e fortë dhe shumë më e avancuar se sa ishte një çerek shekulli, gjysmë shekulli, një shekull më parë, me të gjitha kapacitetet e saj politike, ekonomike dhe ushtarake”, tha Erdoğan në një manifestim me rastin e 101-vjetorit të Ditës së Fitores, që shënon fitoren vendimtare ndaj ushtrisë pushtuese greke në Betejën e Dumlupinarit në vitin 1922.

“Kur themi se do ta bëjmë Türkiyen një nga dhjetë vendet më të mëdha, më të forta dhe më të begata në botë, ne mbështetemi në këtë infrastrukturë, këtë nivel, këtë pajisje”, tha Erdoğan.

Erdoğan tha se ngritja e Türkiyes, e cila është adresa e zgjidhjes për të gjitha krizat në rajonin e saj, do të vazhdojë.

“Tani po përparojmë në rrugën tonë për të ndërtuar ‘Shekullin e Türkiyes’, duke u mbështetur në vizionin e administratës së saj, fuqinë e shtetit dhe mençurinë e kombit”, tha presidenti turk.

Türkiye do të çojë përpara qëllimet e saj hap pas hapi me kombin që është i vetëdijshëm për potencialin e vërtetë të vendit dhe e kupton vlerën e asaj që zotëron, shtoi ai.

Dita e Fitores shënohet për të përkujtuar betejën e fundit në Luftën e Pavarësisë, pas së cilës u shpall Republika moderne e Türkiyes.

Të udhëhequra nga udhëheqësi ushtarak dhe themeluesi i Republikës moderne të Türkiyes, Mustafa Kemal Ataturk, forcat turke shënuan fitore të madhe në këtë ditë, 101 vjet më parë, në Betejën e Dumlupinarit, e fundit në Luftën Turke për Pavarësi që u zhvillua nga viti 1919 deri në vitin 1922.

MARKETING