Erdogan kritikon Blinkenin: S’mund t’i ndajmë qytetarët në hebre dhe mysliman, të gjithë janë njerëz

Erdogan kritikon Blinkenin: S’mund t’i ndajmë qytetarët në hebre dhe mysliman, të gjithë janë njerëz

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan është shprehur kundër deklaratave të kreut të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken.

Erdogan tha se Blinken nuk mund t’u drejtohet qytetarëve si hebre apo mysliman, pasi të gjithë janë qenie njerëzore.

Në fjalën e tij në ceremoninë e mbylljes së Forumit të 4 të Biznesit dhe Ekonomisë Turqi-Afrikë, Erdogan tha se pavarësisht fesë të gjithë duhet të trajtohen si qenie njerëzore.

“Sekretari amerikan i Shtetit thotë se “Unë po i afrohem Izraelit si çifut, jo si sekretar i shtetit. Çfarë lloj politike është kjo? Çfarë qasje është kjo? Kur e thoni këtë, si do të përgjigjeni nës të tjerët u thonë, ‘unë paraqitem si mysliman”? Ne nuk themi atje ka hebre dhe këtu turk, të gjithë janë qënie njerëzore”, tha ndër të tjera Erdogan.

Në të njëjtin kontekst, ai nuk ishte dakord me dërgimine aeroplanmbajtësve nga SHBA. “Për fat të keq, kjo nuk kontribuon në paqen, qetësinë, dialogun, diplomacinë dhe zbutjen e tensionit midis palëve,” tha ai.

Erdogan shprehu shqetësimin e tij për mundësinë e përshkallëzimit të tensionit dhe përhapjes së tij në rajon.

MARKETING