Erdoğan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët

Erdoğan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në një deklaratë për media tha se Turqia asnjëherë nuk i ka aprovuar mizoritë që i zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet.

“Nuk kemi problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk i kemi aprovuar, nuk do t’i aprovojmë mizorinë që zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet”, u shpreh Erdogan.

“Pothuajse gjysma e të vdekurve në sulmet e Izraelit në Gaza janë fëmijë. Kjo tregon se qëllimi është brutaliteti i qëllimshëm për të kryer krime kundër njerëzimit. Patëm një projekt për të shkuar në Izrael, e anuluam, nuk do të shkojmë”. tha më tej Erdogan.

Erdogan më tej shtoi se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët.

MARKETING