Erdogan: Flota Globale Sumud i tregoi edhe një herë botës brutalitetin në Gaza dhe fytyrën vrasëse të Izraelit

Erdogan: Flota Globale Sumud i tregoi edhe një herë botës brutalitetin në Gaza dhe fytyrën vrasëse të Izraelit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dënoi “aktin e piraterisë” të Izraelit kundër flotës humanitare globale “Sumud”, e cila ishte në rrugën e saj për në Gaza për të shpërndarë ndihma për “palestinezët e shtypur”, raporton Anadolu.

“Sulmi i Izraelit ndaj civilëve në ujërat ndërkombëtare dëshmon se aparati i gjenocidit është në një gjendje të tërbuar për të fshehur krimet e tij në Gaza”, tha Erdoğan gjatë fjalimit të tij në takimin e krerëve të provincave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

“Qeveria gjenocidale e Netanyahut nuk mund të tolerojë as shansin më të vogël që paqja të vendoset. Flota Globale ‘Sumud’ i ka treguar edhe një herë botës brutalitetin në Gaza dhe fytyrën vrasëse të Izraelit”, shtoi ai.

“Ne nuk do t’i braktisim vëllezërit dhe motrat tona palestineze dhe do të punojmë me të gjitha forcat tona për të siguruar një armëpushim dhe për të rivendosur paqen”, u zotua presidenti turk.

Gjithashtu presidenti tha se “Autoritetet turke po monitorojnë zhvillimet dhe po marrin masa për të siguruar që qytetarët në bordin e flotës të mos dëmtohen”.

MARKETING