Erdoğan: Dy të tretat e 50 mijë të vrar’ëve në Ga’za janë gra dhe fëmijë

Erdoğan: Dy të tretat e 50 mijë të vrar’ëve në Ga’za janë gra dhe fëmijë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nuk ka asnjë luftë tjetër ku gratë dhe fëmijë janë vënë në shënjestër drejtpërdrejt aq sa në gjenocidin në Gaza, raporton Anadolu.

“Dy të tretat e më shumë se 50 mijë të pafajshmëve të vrarë në Gaza në 13 muajt e fundit janë gra dhe fëmijë”, tha presidenti Erdoğan në adresimin e tij në Samitin Ndërkombëtar të Grave dhe Drejtësisë, të mbajtur në Istanbul.

Më tej, presidenti turk theksoi se ai “sinqerisht” beson se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të ndërmarrë “hapat e nevojshme për të ndalur luftën”, duke shprehur shpresë që kjo të ndodhë.

“Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit të Gazës dhe Libanit derisa të ndalet masakra dhe të vendoset armëpushimi dhe paqja”, tha ai.

MARKETING