Erdoğan bisedë telefonike me Putinin, përshëndet planin për rifillimin e bisedimeve të paqes në Stamboll

Erdoğan bisedë telefonike me Putinin, përshëndet planin për rifillimin e bisedimeve të paqes në Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, është shprehur i kënaqur që dëgjoi se ai mbështet vazhdimin e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll, respektivisht në vendin ku u ata u ndërprenë në vitin 2022, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, biseda telefonike midis dy presidentëve trajtoi lidhjet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Duke përshëndetur deklaratën e Putinin për rifillimin e bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, Erdoğan tha se Turqia është e gatshme të presë negociatat që do të çojnë në një zgjidhje të qëndrueshme.

Presidenti turk theksoi se është hapur një dritare mundësie për të arritur paqes, duke shtuar se një armëpushim gjithëpërfshirës do të krijojë mjedisin e nevojshëm për bisedimet e paqes.

Telefonata erdhi pasi Putin në një konferencë për media në Moskë propozoi rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta të paqes midis Moskës dhe Kievit në Stamboll duke filluar nga e enjtja.

Putin gjithashtu tha se është gati të bisedojë me Erdoğanin për t’i kërkuar atij të japë dritën jeshile për zhvillimin e negociatave në Turqi.

Erdoğan, një kampion i hershëm i zgjidhjes së konfliktit, vazhdimisht ka ofruar që Turqia të jetë nikoqire e bisedimeve të paqes dhe të bëjë gjithçka që mundet për të promovuar një zgjidhje, pasi Turqia gëzon marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën.

Në përgjigje të propozimit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në rrjetet sociale tha se Kievi është gati të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë sapo Moska të konfirmojë një armëpushim “të plotë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm” në vendin e tij duke filluar nga e hëna.

MARKETING