Erdogan: Avioni luftarak KIZILELMA renditet i pari në botë në aviacion, reflekton dinamizmin e Turqisë

Erdogan: Avioni luftarak KIZILELMA renditet i pari në botë në aviacion, reflekton dinamizmin e Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se avioni luftarak pa pilot turk KIZILELMA shënoi një rekord botëror në historinë e aviacionit këtë fundjavë, duke argumentuar se vendi po përjeton “këtë dinamizëm” në të gjitha fushat, raporton Anadolu.

Dje, kompania Baykar njoftoi e Avioni luftarak pa pilot arriti një moment të ri historik pasi goditi një avion të synuar me motor me reaksion duke përdorur një raketë ajër-ajër me distancë vizuale (BVR).

Pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara, presidenti turk theksoi se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian (BE) mbetet përparësia strategjike e Turqisë pavarësisht pengesave.

Duke iu referuar sulmeve ndaj dy anijeve cisternë komerciale në Detin e zi, presidenti Erdogan tha se lufta në Ukrainë duket se ka arritur një nivel që kërcënon qartë sigurinë e lundrimit në Detin e Zi.

Erdogan theksoi se shënjestrimi i anijeve tregtare në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Turqisë “sinjalizon një përshkallëzim shqetësues”.

Presidenti turk tha se Ankaraja nuk mund të justifikojë sulmet ndaj Zonës Ekonomike Ekskluzive të saj, të cilat siç tha ai, “kërcënojnë lundrimin, jetën dhe sigurinë mjedisore”.

MARKETING