Erdogan: Ata që nuk e ndalin gjenocidin e Izraelit herët apo vonë do të mbajnë përgjegjësi

Erdogan: Ata që nuk e ndalin gjenocidin e Izraelit herët apo vonë do të mbajnë përgjegjësi

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se ata që nuk i ndalin krimet e luftës dhe gjenocidin e Izraelit herët apo vonë do të mbajnë përgjegjësi në histori dhe ndërgjegjen e njerëzimit, raporton Anadolu.

“Ata që vrasin fëmijë, të inkurajuar nga fuqitë në të cilat mbështeten, me vullnetin e Zotit, do të mbyten në gjakun e të pafajshmëve”, tha presidenti Erdoğan gjatë një sofre iftari në Ankara.

Presidenti turk përsëriti mbështetjen e Türkiyes për palestinezët me “të gjitha forcat tona” dhe vendosmërinë për të qëndruar në “anën e duhur të historisë”.

MARKETING