Era e fortë ka shkulur pemë, degë dhe një shtyllë në Kumanovë

Era e fortë ka shkulur pemë, degë dhe një shtyllë në Kumanovë

Ekipet e “Pastrimit dhe Gjelbërimit”, mëngjesin e sotëm larguan pemët dhe degët e rëna në zonën urbane të Kumanovës. Era e fortë e përfshiu zonën e Kumanovës pas mesnate.

Era e fortë e djeshme që ka goditur zonën e Kumanovës në mbrëmje ka shkaktuar dëme në një pjesë të vegjetacionit të lartë, ekipet kanë intervenuar për pastrimin e pemëve dhe degëve të rëna, njoftojnë nga NP “Pastrimi dhe Gelbërimi”.

Edhe ekipet e njësitit territorial të zjarrfikësve kanë intervenuar në pemët, degë dhe shtylla të rëna në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në lagjen “Karposh”, “Branko Bogdanski Gucman”.

Zjarrfikësit në dy raste kanë shuar zjarrin në bar të thatë të djegur edhe në Kojnare të Poshtme.

MARKETING