Emisioni “25” minuta: Skandali në Onkologji, si është e rregulluar kjo punë në Evropë!

Në emisionin “25 minuta” të autores Biljana Sekullovska që transmetohet në televizioni SHENJA, u trajtua rasti me skandalin në onkologji dhe si mund të arrihet deri tek e vërteta.
Gazetari Tono Gllamçevski, nga Nica e Francës, u shpreh se ngjarjet që ndodhin në Maqedoni, nuk prekin aq shpejtë deri në mediat botërore, dhe që këtu sipas tij, skandalet e këtij lloji mbesin pa u vërejtur.
“Skandalet të kësaj mënyre si të llojit që më treguat nuk ka, unë nuk jam i njohur. Mendoj se në Francë kurimi dhe kujdesi i pacientëve nuk lejon diçka të tillë për shkak se në Francë dhe në Evropë ka ndjekje të produkteve, ato për të cilat ju më flisni janë kundër kancerit. Ato përpunohen me masë për pacientët në njësi të specializuar në spital. Pra, ekziston mundësi e vogël për qëllim tjetër të terapisë, gjegjësishtë ajo nuk mund t’i përshtatet dhe të shfrytëzohet për pacient tjetër. Pacientët të cilët janë me terapi antikancer çdoherë janë nën kujdesin e onkologut i cili ka më shumë konsultime para hemoterapisë ose radioterapisë të sigurohet që është e kuptueshme dhe të merret vendimi për terapinë ose jo, me njoftimin e së njëjtës dhe pasojat e saj”, ka deklaruar farmaceutik Bruno Betitkola.